Mesfushori i përfaqësueses angleze Jack Wilshere do të jetë një lojtar i lirë në qoftë se nuk nënshkruan një kontratë të re me Arsenal deri në fund të këtij sezoni.
Jack Wilshere e ka pohuar vetë se është larg arritjes së një marrëveshjeje për rinovim e kontratës me “The Gunners“.
26 vjeçari ka hyrë në muajt e fundit të kontratës së tij me Arsenal dhe mesa duket do ti drejtohet sezonit të verës si një lojtar i cili mund të largohet pa pagesë nga skuadra londineze.
Wilshere është një lojtar i rëndësishëm i Arsenalit por pengesa kryesore për një rinovim kontrate po qëndron tek paga e futbollistit ku klubi po kërkon që ti shkurtohet paga por një gjë të tillë anglezi nuk po e pranon pas rritjes marramendëse të pagës së Ozil dhe Aubameyang.