Robert Lewandowski është bërë lojtari i huaj me më së shumti gola në historinë e Bayern Munich, duke e tejkaluar brazilianin, Giovane Elber.
Ylli polak realizoi het-trik në përballjen e Bayernit kundër Hamburgut në Bundesligë, duke e çuar në 142 numrin e përgjithshëm të golave në 182 ndeshje në të gjitha garant për gjigantin gjerman.
Elber i kishte shënuar 139 gola në 265 ndeshje për Bayernin mes viteve 1997 dhe 2003.
Polakut i janë dashur 83 ndeshje më pak për ta thyer rekordin e brazilianit.