Sipas Mourinhos ky është trajneri më i dobët në historinë e futbollit!

Fillimisht pati kritikë në adresë të tij, kurse portugezi u kundërpërgjigj në stilin e tij.

Bëhet fjalë për trajnerin i cili dy sezonet e fundit ka arritur të thejë rekorde negative.

“Më vjen keq që Rashford luan për Manchester United. Bëhet për një lojtarë të ri fantastik, i cili në një situatë normale do të ishte lojtarë në skuadrën e parë. Problemi i tij është se ai ka trajner Mourinhon“, ka deklaruar Frank de Boer, i cili pas shkarkimit nga Crystal Palace punon i komentatorë.

Megjithatë Mourinho nuk hezitoi për të kundërpëgjigjur.

“Lexova se çfarë ka thënë trajneri më i dobët në histori. Ai humbi 7 ndeshje rradhazi te Crystal Palace dhe nuk shënoi asnjë gol. Kështu u shkarkua. Rashford nuk ka se çfarë të mësojë nga unë? Ndoshta te de Boer mund të mësojë se si të humbasë ndeshje”, është kundërpërgjigjur Mourinho në stilin e tij.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here