De Boer: Mourinho shpenzoi 1 miliardë euro për të luajtuar keq!

Hakmarrja është një pjatë që shërbehet e ftohtë. Holandezi Frank De Boer ka shfrytëzuar eliminimin e Manchester United nga Sevilla në Champions, për t’i kthyer përgjigjen e merituar Jose Mourinhos, i cili ishte shprehur se ai është trajneri më i dobët në historinë e Premier Leagues.

“Unë mund të jem më i keqi, por në këtë mbrëmje ai tregoi se është trajneri që ka shpenzuar 1 miliard euro dhe bën që skuadrat e tij të luajnë në këtë mënyrë, – deklaroi De Boer.

Rezultati i këtij dueli në distancë është 1-1. Tani pritet reagimi i “Special One“, që me siguri nuk do të vonojë, duke e njohur karakterin e portugezit. Pas Contes, Mourinho ka gjetur një tjetër armik për të replikuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here