Roma tronditet, një klub i madh europian pas Allison!

Portieri i Romës qysh në janar ka filluar të bëhet objektiv i skuadrave të mëdha por gjatë kësaj vere mesa duket largimi nga Roma duket i pashmangshëm pasi në kërkim të brazilianit është vënë Real Madrid.

Gjatë janarit shumë e interesuar për Allison ishte edhe skuadra e Liverpool por mesa duket tani për Jurgen Klopp punët janë komplikuar shumë pasi Los Blancos duket mëse të vendosur për këtë transferim.

Florentino Perez po e kërkon me ngulm një portier të ri edhe nëse opsioni De Gea nuk arrin të konkretizohet atëherë numri 1 i portës së Romës do të jetë mëse i arritshëm për kampionët e Evropës pasi Keylor Navas nuk pëlqehet nga presidenti madrilen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here