Juventus është e gatshme që të paguajë klauzolën prej 30 milionë euro për mesfushorin e Sevillas, Steven Nzonzi, raporton Mundo Deportivo.
29 vjeçari ka edhe një vit të mbetur në kontratë por vështirë se mund të mbetet tek Sevilla pasi ka shumë interesime nga Italia, Spanja dhe Anglia.
Edhe pse raportohet se Barcelona është e interesuar për futbollistin, mosha e madhe e francezit do të thotë që katalanasit nuk janë në gjendje të paguajnë klauzolën për një lojtar që nuk premton në të ardhmen.