Sulmuesi i Atletico Madridit dhe Spanjës, Diego Costa, ka deklaruar se në Argjentinë duhet ta rrespektojnë më shumë Messin.
Spanja në ndeshjen e mbrëmshme e ka shkatërruar Argjentinën me rezultatin 6-1, kurse Messi nuk luajti për shkak të lëndimit.
Argjentina pësoi humbjen më të thellë në historinë e saj dhe do të shkojë në Botërorë me një disponim të keq.
“Sot ata e panë se çfarë janë pa Lionel Messin. Po mos ta kishin atë, deri ku do të arrinin?”, ka thënë Costa pas ndeshjes.
Ai deklaroi se prezenca e Messit në fushë e ndryshon situatën.
“Nuk mundet ta kritikoni një lojtarë si Messi, por duhet ta falenderoni Zotin që e keni në skuadër. Messi duhet të trajtohet më mirë sepse ai është lojtari që e bën dallimin”, ka përfunduar Costa.