Presidenti i kryesisë së klubit të Bayernit të Munichut, Karl-Heinz Rummenigge mendon se Bavarezët kanë shansa reale për tu kualifikuar në finalen e Ligës së Kampionëve.
Kampioni i Gjermanisë do të përballet për të shtatën herë në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve kundër Realit.
“Nëse ka skuadër që do të mund ta eleminonte Realin, atëherë ajo skuadër është Bayerni. Jam i kënaqur me mënyrën e lojës si kemi luajtur kunëdr Bayerit. Të gjithë lojtarët kanë treguar karakter”, ka deklaruar Rummenigge.
Bavarezët e kanë deklasuar Leverkusenin në gjysmëfinalen e Kupës së Gjermanisë me rezultatin 6-2.
Ndeshja e parë me Realin do të zhvillohet me 24 prill në “Allianz Arena”.