Vieira: Jam i gatshëm për ta drejtuar Arsenalin

Ish lojtari i Arsenalit, Patrick Vieira ka komentuar rreth spekulimeve se ai do ta marrë drejtimin e Topxhinjëve nga sezoni i ardhshëm.

Wenger ka bërë të ditur se do të largohet nga Arsenali pas 22 vitesh, kurse mediat angleze bëjnë të ditur se pikërisht Vieira do të jetë zëvendësuesi i tij.

Francezi për momentin është trajner te New York City por ka bërë të ditur se nuk do ta refuzonte ofertën nga Arsenali.

“Kuptohet, për mua është një nder i madh të jem i lidhur me Arsenalin. Kam kaluar 10 vitë në atë klub dhe e dua atë klub. Atje kam luajtur futbollin më të bukur. Jam i gatshëm ta marr drejtimin e Arsenalit”, ka deklaruar Vieira.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here