Presidenti i Barcelonës flet rreth Neymarit, Valverdes dhe Griezmannit…

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu ka demantuar spekulimet se Ernesto Valverde do të largohet nga Barcelona në fund të sezonit.

“Nuk është e vërtetë që Valverde do të largohet. Jemi të kënaqur nga ai. Askush nuk dyshon te ai, madje edhe pas ndeshjes në Romë. Me dy titujt këtë sezonë do të jetë shkëkqyeshëm, por jo perfekt”, ka thënë Bartomeu.

“Largimi i Neymarit ishte goditje e rëndë për ne. Megjithatë pas largimit të tij Barcelona luan më shumë si skuadër. Na pëlqen si mendon Valverde dhe si punon, gjithashtu ai po bënë një punë të mirë edhe në zhveshtore.”

Bartomeu u pyet rreth transferimit të Griezmann.

“Ne i rrespektojmë të gjitha klubet dhe dëshirojmë që edhe ne të jemi të rrespektuar. Ai është njëri nga futbollistët më të mirë”, kurse ne i dojmë futbollistët e mirë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here