Sulmuesi brazilian me pasaportë spanjolle, Diego Costa në ndeshjen e mbrëmshme kundër Arsenalit në Europa League ishte në stol.
Diego Costa është njëri nga lojtarët kryesorë te Atletico e Madridit. Është e pamundshme që bashkëlojtarët e tij të kenë ndonjë përballje në fushë, Costa mos të marrë pjesë.
Pikërisht për këtë kamerat dje e kanë përcjellur Costan i cili ishte në stol, kurse në një moment ai e nuhati se në fushë mund të ketë përballje mes lojtarëve.
Këtë e dëshmon edhe video, ku shihet se Costa e parandjenë se në fushë do të ketë ndërhyrje jo sportive.
Nobody senses trouble like Diego Costa senses trouble ?? pic.twitter.com/04h3KeGZhT
— Football on BT Sport (@btsportfootball) April 27, 2018