Oliver Kahn komenton rreth gabimit të Ulreich

Portjeri i Bayernit të Munichut, Sven Ulreich ishte njeriu tragjik i ndeshjes në të cilën Bavarezët u eleminuan nga Liga e Kampionëve.

Ulreich reagoi në mënyrë katastrofale pasi morri një pasim nga Toliso dhe gabimin e tij e shfrytëzoi Benzema i cili shënoi për epërsinë e Realit 2-1. Bavarezët e barazuan rezultatin 2-2 mirëpo nuk ishte mjaftueshëm për tu kualifikuar.

Gabimin e Ulreich e komentoi edhe portjeri legjendarë i Bayernit Oliver Kahn.

“Është e qartë se ai kishte dy mendime gjatë atij momenti, deshi që ta kapë topin me dorë, por edhe ta pasojë me këmbë. Gjëra të tilla ndodhin edhe mua më ka ndodhur një gjë e tillë kundër Realit”, ka komentuar Kahn.

Kahn u pyet se si është ndejrë pas atij gabimi.

“Nuk do të dëshironit të zgjoheshit  të nesërmen”, është përgjigjur Kahn.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here