Ndoshta do të duhej të zgjedhte një moment më të përshtatshëm, ndoshta do të duhej më herët ta kuptonte se ky është fundi, por pamvarësisht se si qëndrojë gjërat tifozët e Arseanlit nuk do ta harrojnë asnjëherë Arsene Wengerin.
Francezi e udhëhoqi skuadrën 22 vite, fitoi 3 herë Premier League, 7 herë FA Cup dhe 4 herër Community Shield dhe e meritoi të largohet me nder nga klubi londinez.
Arsene Wenger sot është përshëndetur me tifozët e Arsenalit në ndeshjen kundër Burnley. Kjo ishte ndeshja e fundit e Wengerit në Emirates.
Wenger do ta udhëheqë Arsenalin edhe në dy ndeshjet e mbetura kundër Huddersfield dhe Leicester.