Tottenham hap arkën: Pochettino-s do ti plotësohen dëshirat

Mauricio Pochettino për dy sezone me rradhë po arrinë rezultate fantastike me Tottenhami, megjithatë është njëri nga trajnerët më së paku të paguar në Premier League.

Argjentinasi njihet si njëri nga trajnerët më të mirë në Angli.

Chelsea po tregon interesim për të dhe kjo ka bërë që kryesia e Tottenham ta hapë arkën dhe ta mbajë atë në skuadër.

Pochettino javën e ardshme do të takohet me kryesinë e klubit, ku do të bisedojnë rreth së ardhmes së tij, kurse mediat britanike kanë bërë të ditur se Spurs do të transferojnë lojtarët që Pochettino i dëshiron në skuadër.

Tottenham është i gatshëm ta transferojë Martial dhe Zaha.

Pochettino ka kontratë me Tottenham deri në vitin 2021, por kryesia e klubit dëshiron që ai mos të ketë pakënaqësi.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here