Mourinho e rrëmben Sokratis para Arsenalit!

Transferimi i Sokratis te Arsenali mund të dështojë, pasiqë në garën për mbrojtësin grek është futur edhe Manchester United.

Sokratis ka refuzuar rinovimin e kontratës me Dortmundin dhe në verë do të largohet nga Borussia.

Javët e kaluara është spekuluar se Arsenal ka arritur marrëveshje me Sokratis, mirëpo me ardhjen e Emeryt bisedimet janë ngadalësuar.

Nga një situatë e tillë kërkon të përfitojë Mourinho dhe ta transferojë Sokratis në Old Trafford.

Djajtë e Kuq kanë vendosur kontaktet e para me agjentin e tij dhe do të paguajnë 20 milionë euro për grekun.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here