Balotelli një hap larg Serie A, Raiola nis bisedimet me klubin

Mario Balotelli drejt rikthimit në Serinë A nuk është më një fantazi, por së shpejti mund të bëhet realitet.

Këtë gjë e konfirmon edhe Mino Raiola, menaxheri i sulmuesit: “Mario nuk është një lojtar me parametrin zero, por ky është një problem që e zgjidh unë si menaxher. Ai do të jetë sulmuesi më i fortë në Serinë A, por kërkon një projekt ambicioz dhe me ardhjen e Ancelotti te Napoli gjërat mund të ndryshojnë. Të shohim se sa sulmues do të jenë te skuadra deri në gusht dhe çfarë mendon De Laurentiis. Balotelli me Insigne mund të formojnë një dyshe fantastike”, tha Raiola.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here