Atletico Madrid me sponsor të ri

Hyundai dhe Atletico Madrid kanë nënshkruar një kontratë e cila do të nisë partneritetin mes prodhuesit korean të makinave dhe klubit të futbollit, duke zëvendësuar kështu Alfa Romeo-n si partnerin automotiv.

Marrëveshja do të zgjasë deri më 2021 dhe kompania do të mundësojë makina për klubin teksa logo do të shfaqet në mëngët e fanellave.

Andreas-Christoph Hofmann, zv.presidenti i marketingut, është shumë i lumtur për marrëveshjen.

“Jemi shumë të eksituar që kemi nisur një partneritet me Atletico Madrid, një klub tepër i suksesshëm dhe me tifozë që shkojnë me vlerat e Hyundai për shkak se shpirti i tyre njihet botërisht,” shprehet ai.

Presidenti i Atletico Madrid Enrique Cerezo është shprehur se ishte shumë i lumtur për marrëveshjen e arritur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here