Nga lypës në portjer i cili priti penalltinë e Ronaldos

Alireza Beiranvand ishte portieri i Iranit në Botërorin e Rusisë.

Por mbrëm ai u bë edhe më i famshëm pasi priti penalltinë e Cristiano Ronaldos.

Futbolli ka shumë histori lojtarësh, por shumë pak mund të krahasohen me atë të Beiranvand, kjo për shkak të vuajtjeve të mëdha që ka duruar ai gjatë jetës së tij.

Beiranvand filloi të punonte në një moshë shumë të vogël. Por ai gjithashtu luante futboll me shokët në kohën e lirë.

Kur ai mbushi 12 vjeç filloi të stërvitej te ekipi i qytetit. Ai njëherë ka zëvendësuar një portier të dëmtuar për një ndeshje dhe bëri aq shumë përshtypje sa që nuk doli më nga porta.

Ai kishte vendosur që e ardhmja e tij të ishte në futboll, por babai i tij nuk mendonte kështu. Kështu që ai mori para borxh nga një i afërm dhe u nis drejt Tehranit, ku filloi të vuante, jo në fushat e futbollit.

Në Tehran, pa para, Beranvand filloi të flinte në trotuare. Ai stërvitej në formë prove me një ekip aty afër çdo ditë, dhe flinte te dera e klubit çdo natë.

Njerëzit kujtonin se ai ishte një lypës dhe si pasojë filluan t’i hidhnin para. Por ai arriti të gjente një punë në një fabrikë, ku edhe mund të flinte. Pas disa punësh të ndryshme, ekipi i të rinjve i Naft e mori dhe që prej atij momenti jeta e tij ka qenë në portë.

Tani, pas penalltisë ë pritur, ai ka arritur një tjetër nivel dhe mbase mund të transferohet në Evropë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here