Trump për CR7: Ai ka kaq famë, sa mund të zgjidhet president

Presidenti i SHBA, Donald Trump, pati një bisedë kurioze me homologun portugez, Marcelo Rebelo de Sousa.

Pas bisedës në zyrën e jashtme, Trump iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, që kishin lidhje me takimin e tij të ardhshëm me Vladimir Putin. Presidenti amerikan nuk hezitoi për ta uruar Putinin për “punën fantastike” në Botëror dhe zbuloi se djali i tij, Barron, e ndjek turneun.

“Unë jam një përkrahës i vogël i futbollit, por nuk kam shumë kohë”, – tha ai. Në atë kohë, De Sousa ndërhyri për të lartësuar CR7: “Mos harroni se Portugalia ka ​​lojtarin më të mirë në botë, quhet Cristiano Ronaldo. Nëse ndërmerrni një udhëtim për në Rusi gjatë zhvillimit të Botërorit, Portugalia është atje, me synimin për ta fituar turneun.

Ai ka kaq famë, sa mund të zgjidhet më kollaj se ju president”. Trump i është përgjigjur kolegut portugez: “Në Portugali mundet, por në SHBA gjërat janë ndryshe”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here