Zyrtare: Superkupa e Spanjës me dy risi

Superkupa e Spanjës do të ketë sivjet dy risi: për herë të parë do të luhet në një ndeshje teke, jo me sistem vajtje-ardhje dhe për herë të parë do të zhvillohet jashtë kufijve të Spanjës.

Federata Spanjolle e Futbollit ka zyrtarizua sot vendimin se përballja mes Barcelonës, fituese të La Liga dhe Sevilla, finaliste e Kupës së Mbretit, do të zhvillohet në Tangeri të Marokut më 12 gusht.

Stadiumi që do të presë sfidën do të jetë Ibn Battouta, me kapacitet 45 mijë shikues.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here