Reali e largoi atë për pak para, ndërsa tani dëshirojnë rikthimin e tij

Real Madridi ka ditur të largojë lojtarët e rinj nga skuadra duke mos ia ditur vlerën.

E vite më vonë Los Blancos i kanë kthyer ata në Santiago Bernabeu duke paguar shuma të mëdha.

I njëjtë rast duket se do të ndodhë edhe këtë verë me sulmuesin spanjoll Rodrigo Moreno. 27-vjeçari ishte pjesë e Real Madridit deri në vitin 2010 për tu larguar në drejtim të Benficas.

Klubi portugez pagoi vetëm gjashtë milionë euro për ta marrë në atë kohë 19 vjeçarin Rodrigo.

Tani Rodrigo është pjekur dhe ka shkëlqyer në stinorët e fundit me klubin spanjoll Valencia.

Trajneri i ri i Realit, Julien Lopetegui po e dëshiron me çdo kusht lojtarin dhe ka kërkuar nga klubi transferimin e tij. Sipas asaj që ka shkruar MARCA, Reali tanimë ka dërguar një ofertë prej 60 milionë euro.

Tetë vite më parë kampionët e Evropës e larguan për gjashtë milionë, tani janë të gatshëm të shpenzojnë 10 herë më shumë për transferimin e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here