Mesfushori serb i Lazio, Sergei Milinkovic-Savic duhej të ishte sot në Romë, aty ku do të kryente testet mjekësore me Lazion para fillimit të përgatitjeve për sezonin e ri.
Por, mesfushori serb nuk është paraqitur sot, ndërsa agjenti i tij, Mateja Kezman dha këtë shpjegim:
“Ai humbi aeroplanin e tij për shkak të trafikut të rënduar për shkak të një aksidenti të rëndë që ndodhi në autostradën e Beogradit, kështu që nuk ka problem, ai do të mbërrijë sot dhe nesër do të fillojë sezonin e tij me vizita mjekësore”
Të pranishëm, siç ishte planifikuar, u paraqit mbrojtësi uruguaian Martin Caceres. Testeve iu nënshtrua edhe Crecco e Andre Anderson.
Kontrollet mjekësore për mesfushorin serb, në qendër të thashethemeve të shumta të merkatos (me Juventusin, Manchester Unitedin, Real Madridin, Paris Saint-Germain dhe Chelsea në dritare) duhet të kalojnë nesër: klubi, në fakt, e pret atë këto 24 orë për të kryer kontrollet mjekësore në fillim të sezonit.