Interi është ende në kontakt me përfaqësuesit e Matteo Darmian

Mediat italiane raportojnë se Interi është ende në kontakt me përfaqësuesit e Matteo Darmian, me trajnerin Luciano Spalletti që ka vendosur se ka nevojë për lojtarin e Manchester United.

Ishte e njohur se Nerazzurët ishin në kërkim të një mbrojtësi të krahut, por ata sapo nënshkruan me kroatin Sime Vrsaljko nga Atletico Madrid.

Kjo duket se i dha fund spekulimeve se mbrojtësi i Italisëm Darmian, mund të kalojë në Giuseppe Meazza, ndërsa Napoli tani është favoriti për nënshkrimin e tij.

Megjithatë, eksperti italian i transferimeve Gianluca Di Marzio pretendon se Interi mund të kërkojë akoma 28-vjeçarin e Unitedit.

Sipas këtij gazetari, Spalletti ka eksperimentuar me formacione të ndryshme taktike, duke përgatitur skuadrën e tij për sezonin e ri.

Duke qenë se Asamoah i gjithanshëm, ka qenë veçanërisht mbresëlënës si një mesfushor dhe jo si mbrojtës i majtë, trajneri i Nerazzurrëve mund t’i tregojë klubit të tij se ai ka nevojë për një tjetër lojtar në mbrojtje.

Napoli, pavarësisht se është favorit për të transferuar Darmianin, ende nuk ka arritur një marrëveshje për të siguruar nënshkrimin e tij.

Dhe me Interin që ende po monitoron situatën dhe ende është në kontakt me shoqëruesit e lojtarit, ata mund të kthehen sërish tek ish-lojtari i Torinos.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here