Milinkovic-Savic: Është i lumtur te Lazio, por…

Sergej Milinokovic-Savic është ende te Lazio. Një nga futbollistët më të lakuar në merkato luajti për disa minuta me ekipin bardhekaltër gjatë humbjes 2-0 në miqësoren ndaj Arsenal. Kur mbeten edhe dhjetë ditë nga fundi i merkatos duke se mesfushori do të mbetet nën urdhrat e Simone Inzaghi.

Vetë serbi deklaroi: “Jam i lumtur që u riktheva në fushë. Kam një kontratë me Lazio. Në futboll asnjëherë nuk i dihet, por unë jam i përqendruar te skuadra ime dhe detyrat që kam si futbollist i këtij klubi.”

Në rast se qëndron, mund të thuhet se një rol thelbësor ka ndikuar edhe dashuria që tifozët kanë treguar për të: “Nuk e prisja të gjeja kaq shumë njerëz kur u ktheva nga pushimet. Tifozët më kanë ndihmuar gjithmonë dhe mendoj se sivjet do të jenë të rëndësishëm për arritjen e suksesit.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here