Ja sa gola do t’i shënojë Ronaldo në Serie A,sipas Cassano

“Sa gola do t’i shënojë Ronaldo? 40”.

Ish-sulmuesi karizmatik i Romës dhe disa skuadrave tjera të njohura, Antonio Cassano, ka folur rreth transferimit të Cristiano Ronaldos në Serie A.

Ai pret që portugezi të shënojë 40 gola.

“CR7 te Juventusi është një goditje e madhe dhe ai do t’i shpërblejë bardhezinjtë për gjithçka, si në sport, ashtu edhe në aspektin e parave”.

“Sa gola do t’i shënojë Ronaldo? 40. Falë golave të tij të shumtë do të vijnë edhe rezultatet, pastaj ne duhet të llogarisim të ardhurat nga fanellat e tij të shitura dhe suvenire të tjera, që lidhen me Ronaldon. Kjo nuk ishte një marrëveshje, por një marrëveshje e madhe”.

“Gjithsesi, më i forti mbetet Messi”, shtoi ai. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here