Trajneri i Interit, Luciano Spalleti është i kënaqur me skuadrën e tij para fillimit të sezonit të ri në Serie A.
Trajneri i Interit, Luciano Spalleti u është drejtuar tifozëve të ekipit para fillimit të sezonit të ri në Serie A.
Por, ai ka refuzuar të veçojë ndonjë objektiv kryesor për ekipin e tij.
“Nuk i njoh ende objektivat, por duhet të jemi një ekip që dëshiron t’i fitojë të gjitha ndeshjet pa e humbur asnjë centimetër”, u shpreh Spalletti në konferencë për media.
“Vijmë pas një renditjeje të rëndësishme dhe duhet të përmirësohemi. E kemi dashur këtë biçikletë dhe tani duhet ta ngasim mirë”.
“Moduli? Duhet të krijojmë lidhje me kokat e futbollistëve në mënyrë që të krijojmë automatizëm”, deklaroi Spalletti.