Kapiteni i kombëtares franceze, Hugo Lloris, është ndaluar nga policia angleze për ngasje të makinës në gjendje të dehur.
Portieri 31-vjeçar u ndalua në Gloucester Place, në perëndim të Londrës, në orët e hershme të mëngjesit.
Policia Metropolitane ka bërë të ditur se Lloris është liruar me kusht në mënyrë që të paraqitet në gjykatë më 11 shtator.
Lloris ka dalë pozitiv në testimin për përdorim të alkoolit nga policia dhe i ka kaluar shtatë orë në qeli.