Juventusi dhe Lazio kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Serie A, ku ylli portugez, Cristiano Ronaldo dhe portieri shqiptar, Thomas Strakosha janë titullarë në skuadrat e tyre.
Zonja e Vjetër është nikoqire e kryeqytetasve në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë të kampionatit italian.
Skuadra e drejtuar nga Massimiliano Allegri do të hyjë në këtë ndeshje me qëllimin e vetëm, t’i marrë tri pikët e radhës apo të parat në shtëpinë e tyre.
Allegri ka vendosur t’i bëjë disa ndryshime nga ndeshje e parë, por me Ronaldon si titullar, ndërsa Inzaghi do të luaj me formacionin më të mirë, ku Strakosha luan nga minuta e parë.
Juventus: Szczesny; Cancelo, Bonucci, Chiellini, Alex Sandro; Khedira, Pjanic, Matuidi; Bernardeschi, Mandzukic, Ronaldo
Lazio: Strakosha; Wallace, Acerbi, Radu; Marusic, Parolo, Leiva, Milinkovic-Savic, Lulic; Luis Alberto, Immobile.