Juventus ndryshon sulmin

Juventus do të bëjë ndryshime në sulm për ndeshjen kundër Lazios.

Juventus do të paraqitet me ndryshime në sulm në ndeshjen ndaj Lazios.

“Sky Sport” dhe “Goal Italia” kanë konfirmuar vendimin e trajnerit të “Bianconerëve”, Massimiliano Allegri për ta lënë në bankën e rezervistëve sulmuesin Paulo Dybala.

Por, së bashku me të nga minuta e parë nuk do të luajnë as Douglas Costa e Juan Cuadrado.

Në sulm rikthehet Mario Mandzukic por nga fillimi do të luajë edhe futbollisti i ndeshjes nga fitorja ndaj Chievos, Federico Bernardeschi, si partnerë të Cristiano Ronaldos.

Juventus (4-3-3): Szczesny, Cancelo, Bonucci, Chiellini, Sandro, Khedira, Pjanic, Matuidi, Bernardeschi, Mandzukic, Ronaldo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here