​“Man Unitedi kopjon Man Cityn”

Puna e Manchester Unitedit gjatë afatit kalimtar është përqeshur nga këngëtari i famshëm anglez, Noel Gallagher, i cili ka thënë se “Djajtë e kuq” i kanë blerë Alexis Sanchezin dhe Fredin vetëm sepse ata po kërkoheshin nga rivali Manchester City.

Dy klubet nga qyteti i Mançesterit kanë rivalitet të fuqishëm mes tyre, dhe përveç ndeshjeve të futbollit, këto dy klube janë përballur shpeshherë edhe për transferimin e lojtarëve të rinj

Sipas Gallagherit, trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, i ka kërkuar vetëm lojtarët e shtrenjtë, ndërsa trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, i ka kërkuar lojtarët që i nevojiteshin skuadrës së tij.

“City ka bërë punë jashtëzakonisht të mirë. Edhe lojtarët për bankën rezervë janë të mrekullueshëm. Ndërsa, Unitedi ka kërkuar vetëm lojtarë të shtrenjtë”, ka thënë Gallagher.

“Ata e kërkuan Sanchezin vetëm sepse e kishte kërkuar edhe City, ata e kërkuan Fredin vetëm sepse e kishte kërkuar edhe City, ata e kërkuan Paul Pogban vetëm sepse të gjitha klubet po e kërkonin atë”.

“Ata nuk duket se kanë ndonjë plan për të ardhmen sa i përket transferimeve. Ky është dallimi më i madh. Askush nuk po e kërkonte Bernardo Silva, askush nuk po e kërkonte Leroy Sanen, njerëzit qeshën kur ne e blemë Raheem Sterlingun dhe Kyle Walkerin”.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here