Mesfushori i Juventusit: Të gjithë na janë vënë kundër, fajin e ka Ronaldo!

Mesfushori i Juventusit, Douglas Costa ishte protagonist i shumë aksioneve sulmuese për Juventusin në ndeshjen kundër Parmës. Pas një paraqitjeje shumë të mirë, Costa tha për mediet italiane:

“Misioni u përmbush me sukses, pasi korrëm një fitore të rëndësishme dhe morëm 3 pikë që na shërbejnë për qëllimin tonë”, thotë Douglas Costa.

“Dalëngadalë forma ime po vjen drejt optimales, po ashtu edhe skuadra gradualisht po nis të funksionojë më së miri. Ndaj Juventusit të gjithë luajnë mirë, mbyllen në mbrojtje dhe duan të fitojnë nëse u jepet mundësia.

Sidomos tani që kemi edhe Cristiano Ronaldo, të gjithë duan të bëjnë famë, të gjithë japin maksimumin ndaj Juves. Por ne jemi kampionë dhe jemi po aq të fortë sa një vit më parë.

Kanë ikur lojtarë e kanë ardhur të tjerë dhe të gjithë janë të rëndësishëm”, u shpreh braziliani Douglas Costa.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here