Donnarumma: Ka ardhur koha që bota t’ia ketë frikën Milanit dhe Italisë!

Në një intervistë për “Sky Sport Italia”, Donnarumma ka shprehur dëshirën e tij për të rikthyer Milanin në vendin që meriton në futbollin botëror. Ai arriti të ndihmojë kuqezinjtë të merrnin fitoren 2-1 ndaj Romës të shtunën, ndërkohë portieri i ri është përfshirë në kombëtaren italiane për Ligën e Kombeve.

“Ne e dëshironim vërtet suksesin ndaj Romës. Objektivi ynë është të çojmë Milanin aty ku meriton, pra në Champions League, dhe do të bëjmë gjithçka për t’ia arritur.”

“Unë gjithmonë e pranoj kritikën. Jam një djalë i qetë që jap maksimumin në stërvitje. Leonardon, Maldinin dhe Kaka-në është kënaqësi t’i shohësh së bashku. Si fillim të frikësojnë pak, por më pas ata janë një motivim për t’ia dalë”

“Është gjithmonë bukur të rikthehesh këtu, ne duhet të bëjmë gjithçka që të çojmë Italinë në drejtimin e duhur.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here