La Liga ndaj kërcënimeve të lojtarëve se do ti bojkotojnë ndeshjet në SHBA, i është kundërpëgjigjur me një ofertë e cila nuk mund të refuzohet.
E përditshmja Katalanase, SPORT sot jo vetëm që ka konfirmuar se ndeshja e parë e La Ligas në SHBA, do të jetë derbi Katalanas mes Gironës dhe Barcelonës, por ka zbuluar edhe ofertën.
Ndeshja do të zhvillohet në Hard Rock në Miami.
Tifozët e Gironës të cilët kanë anëtarësi vjetore, do tju ofrohen 1500 bileta falas dhe akomodim falas në hotel.
Tifozët e interesuar për këtë ndeshje do të duhet të depozitojnë 600 dollarë, mirëpo kjo shumë do t’iu kthehet atyre, pas rikthimit nga SHBA.
Gjithashtu Girona do të përfitojë 4 milionë euro në rast se ndeshja zhvillohet në SHBA.