Publikohen pagat e trajnerëve në Serie A, Allegri mbetet bosi në Itali

Trajneri më i paguar në Serinë A është Massimiliano Allegri, i cili ka fituar 4 titujt e fundit kampionë në Itali dhe synon të fitojë të pestin rresht. 51-vjeçari ka kontratë deri në vitin 2020 me Juventusin dhe merr 7.5 milionë euro neto në sezon.

Kësaj shifre i afrohet vetëm një tjetër kampion si Carlo Ancelotti, i cili këtë verë ka firmosur një kontratë deri në vitin 2021 me Napolin dhe përfiton 6.5 milionë euro.

Në podium edhe Luciano Spalletti, i cili nga kontrata e tij me Inter-in përfiton 4.5 milionë euro në sezon, deri në vitin 2021.

I katërti është Eusebio Di Francesco i Roma-s, me 3 milionë në sezon, ndërsa Gennaro Gattuso dhe Walter Mazzarri paguhen 2 milionë euro në sezon. Simone Inzaghi tek Lazio merr 1.3 milionë në sezon, më pak se Gian Piero Gasperini i Atalanta-s, me 1.4 milionë euro në sezon.

Nëntë trajnerë marrin më pak se 1 milion euro në vit dhe në fund të renditjes janë Lorenzo D’Anna i Chievo-s dhe spanjolli i Udinese-s Julio Velázquez, të dy me nga 350 mijë euro në sezon. Ja lista e plotë publikuar nga Gazzetta dello Sport:

RENDITJA
ALLEGRI (Juventus): 7,5 milionë euro – 2020
ANCELOTTI (Napoli): 6,5 milionë euro – 2021
SPALLETTI (Inter): 4,5 milionë euro – 2021
DI FRANCESCO (Roma): 3 milionë euro– 2020
GATTUSO (Milan): 2 milionë euro– 2021
MAZZARRI (Torino): 2 milionë euro– 2020

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here