Barzagli flet për formën e Ronaldos në Juventus

Andrea Barzagli nuk brengoset që Cristiano Ronaldo ende nuk ka shënuar gol në Juventus.

Ronaldo ka zhvilluar tri ndeshje me ekipin e ri nga Serie A por ende nuk e ka gjetur rrugën e golit pas transferimit nga Real Madrid.

“Fakti se nuk ka shënuar nuk na brengos aspak, në karrierën e tij gjithmonë ka shënuar shumë gola”, u shpreh Barzagli për mediat italiane.

“Për mua është kënaqësi të stërvitem me të, futbollist me profesionalizëm të lartë dhe person që transmeton energji dhe dëshirë për punë”, u shpreh ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here