Ikën nga Milani, por Berluskoni dhe Galiani rikthehen me projekt të ri. Do blejnë klubin italian

Nuk kanë kaluar 2 vite që nga periudha kur i dhanë lamtumirën Milanit dhe dolën nga bota e futbollit italian, por Silvio Berluskoni dhe Adriano Galiani po bëhen gati të kthehen përsëri, edhe pse jo nga dera kryesore.

Sipas mediave italiane, të dy janë gati të nisin një projekt të ri në Itali, duke blerë një klub të vogël për ta transformuar në një superfuqi në elitën e futbollit në këtë vend.

Bëhet fjalë për klubin e Monzës, në qytetin shumë pranë Milanos, të cilin vite më parë kuqezinjtë kishin në plan ta bënin klub pilot të tyre.

Sipas “SkySport24”, marrëveshja është në hapat e parë, por Galiani ka bërë lëvizjet e duhura për të blerë kuotat në klub dhe për të filluar një tjetër dinasti të familjes Berluskoni.

Gjithsesi, ish-presidenti të Milanit do t’i duhet të vuajë paksa, pasi klubi aktualisht është në Serinë C italiane dhe me kontingjentin që ka në dispozicion, vështirë se do të arrijë ta ngjitë shumë shpejt në elitë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here