Messi: Dëshiroj që të mësohem ti ekzekutoj penalltitë më mirë, nuk është e lehtë

Lionel Messi ka statistika mbreslënëse pas vetes, duke shënuar 621 gola në karierën e tij, por megjithatë e ka një dobësi.

Vetë ylli i Barcelonës e ka pranuar dobësinë e tij dhe numrat e dëshmojnë një gjë të tillë.

Nga 88 penallti të ekzekutuara, Messi nuk ka arritur të shënojë plot 17-të herë dhe një gjë e tillë nuk i pëlqen aspak argjentinasit.

“Dëshiroj që ta përmirsoj ekzekutimin e penalltive. Të jem më efikas nga 11-të metërshi. Nuk është e njejtë ti gjuash në stërvitje dhe në ndeshje. Është shumë më e vështirë në ndeshje zyrtare. Ndikojnë shumë faktorë. Mund ta keni një ide të përgatitur, por kur të arrijë momenti është mjaftë e vështirë. Sidomos për faktin se portierët në ditët e sotme janë më të mirë se në kaluarën”, ka deklaruar Messi.

Hera e fundit që Messi nuk ishte i saktë nga pika e bardhë, ishte penalltia ndaj Islandës në Botërorin e Rusisë, ndërsa në ndeshjen ndaj Huesca penalltinë e akorduar në fundin e ndeshja ia la Suarezit edhe pse mund të shënonte hat-trick.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here