“Ne nuk jemi anti-Juventus, jemi Inter”

‘Nerazzurët’ janë konsideruar ndër kandidatët kryesor për Scudetton këtë sezon, por kanë lëshuar pesë pikë në tri xhirot e para të kampionatit, megjithëse në ndeshjen e fundit kanë impresionuar duke mposhtur Bologna-n në udhëtim me rezultat 3-0, derisa mbrojtësi slovak Milan Skriniar beson se skuadra është mjaft e fortë për të luftuar për Serie A.

“Ne nuk jemi anti-Juventus, askush asnjëherë nuk e ka thënë këtë,” ka thënë Skriniar për SportMediaset. “Ne jemi Inter, një skuadër e madhe që luan për të fituar, por nuk është një sfidë mes nesh dhe Juventusit. Jemi të fortë dhe luajmë për veten tonë. Kemi dashur ta fillojmë më mirë sezonin, por ky është futbolli dhe ndodhë – ju nuk mund të fitoni çdo herë. Nga tani duhet të fitojmë sa më shumë ndeshje që është e mundur.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here