Simeone: Një ditë do të bëhem trajner i këtij ekipi nga Serie A

Diego Simeone nuk e përjashton mundësinë e rikthimit në Serie A.

Diego Simeone si tranjer i Interit. Kjo fjali është si muzikë për veshët e tifozëve zikaltër, të cilët ëndërrojnë ta shohin “Cholon” në stolin e ekipit të tyre të zemrës.

Vetë Simeone në një intervistë për mediat spanjolle, konfirmoi se në të ardhmen ai do ta drejtojë Interin:“Gjithmonë e kam thënë se një ditë do të jem tranjer i Interit, por në këtë moment të jetës time po kaloj një periudhë fantastike tek Atletico. Këtu mendoj se mund të më pushojnë nga puna edhe nesër.

Kjo më jep stimuj, sepse kur ka sfidë, unë marr shtysa të reja”.

Jo vetëm e ardhmja e tij, por dhe e tashmja. Simeone nuk ngurron të shprehë pakënaqësinë e tij, për mospërfshirjen e Antoine Griezmann tek 3 më të mirët e çmimit FIFA The Best.

Gjithashtu argjentinasi foli për objektivat me Atleticon e tij e lojtarët që ka në dispozicion:“Antoine Griezmann është më i miri në botë për sezonin që ka bërë.

Ai është kampion bote, ka fituar Europa League, Superkupën e Europës, dhe ishte lojtari më i mirë në finalen e Botërorit.

Kemi një grup fantastik me lojtarë që mund të bëjnë diferencën. Synimi ynë është finalja e Champions, por varet si do të shkojë dhe sezoni”.

Kampionati spanjoll nuk ka nisur në mënyrën më të mirë për Atleticon. Skuadra madrilene ka marrë 4 pikë në 3 ndeshjet e para, e madje në ndeshjen e fundit është mundur 2-0 nga Celta Vigo

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here