Barcelona ka gjetur zëvendësuesin e Alba-s në Premier League

Sipas Mundo Deportivo, Barcelona është e interesuar për disa mbrojtës të majtë që luajnë në Premier League.

Pas largimit të Lucas Digne, Barcelona ka mbetur vetëm me një mbrojtës të majtë në skuadër.

Jordi Alba ende po luan në nivele të larta, por një lëndim i tij  mund ti shkaktojë kokëdhimbje Ernesto Valverdes.

Në shënjestrën e Katalanasve sipas Mundo Deportivos, janë Alberto Moreno dhe Monreal.

Moreno nuk po fiton shumë minuta nën drejtimin e Klopp dhe është i gatshëm për largimin nga Anfield.

Monreal nga ana tjetër është zgjedhja e parë te Arsenali, por spanjolli mund të largohet nga Emirates në fund të sezonit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here