Sa shumë besim në Torino: Juventusi fiton Championsin!

Sulmuesi i Juventusit, Bernardeschi, ka folur në lidhje me ecurinë dhe pritshmëritë e skuadrës së tij për Champions. Ai mendon se skuadra e tij ka shanse reale për të fituar ligën e kampionëve.

“Kemi një skuadër të fortë, të kompletuar dhe me futbollistë të mëdhenj. Kjo është e vërteta. Jemi skuadra favorite. Nuk do të thotë se do të jetë e lehtë. Champions League është një kompeticion shumë i veçantë, ku ka aspekte që mund të ndryshojnë nga njëri moment në tjetrin.

“Të jesh favoriti nuk do të thotë të fitosh, por natyrisht është fakti që ne ndihemi një skuadër shumë e madhe, mjaftueshëm e fortë për të bërë maksimumin. Por kjo duhet dëshmuar në fushë”, deklaroi futbollisti i Juventus, Bernardeschi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here