Ylli i Interit: Duhet të flas me doktorët, këtë problem e kam që prej Kupës së Botës

Sime Vrsaljko e ka pranuar se i duhet të ulet dhe të bisedojë me Interin dhe doktorët për lëndimin në gju, me të cilin thotë se është përballur qysh prej Kupës së Botës.

Mbrojtësi i djathtë u largua duke çaluar pas vetëm 20 minutave lojë në humbjen turpëruese të Kroacisë 6-0 kundër Spanjës mbrëmë në Ligën e Kombeve, në Elche, transmeton Express.

Raportohet se ai i ka lënduar ligamentet në gjurin e majtë.

“Ndjeva një të therur. Jam mirë, por është një problem që e kam që prej Kupës së Botës dhe më duhet të zgjidh”, tha Vrsaljko.

“Më duhet të flas me klubin dhe doktorët”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here