Pas disfatës me Liverpoolin shumë gjëra dolën në sipërfaqe.
Paris Saint Germain e filloi mirë sezonin nën udhëheqjen e Tuchel, fillimisht fituan Superkupën e Francës dhe pastaj regjistruan 5 fitore rradhazi në Ligue 1.
Megjithatë Parizienët nuk ishin në nivelin e duhur në Ligën e Kampionëve, pasiqë në ndeshjen e parë u mposhtën nga Liverpooli me rezultatin 3-2.
Mediat franceze shkruajnë se lojtarët janë të pakënaqur nga politika e transferimeve në klub.
“Çfarë kërkojnë Di Maria dhe Marquinhos në pozicione që nuk iu përshtaten atyre? Nuk e di këtë duhet ta pyesni drejtorin Entero Enrique“, ka deklaruar kapiteni Silva.