‘Interi mposht Barcelonën në Champions’, vjen deklarata e bujshme nga…

Eder beson se Interi janë “kundërshtarët kryesor të Juventusit në Serie A” dhe ata do të mund ta mposhtin Barcelonën në Ligën e Kampionëve.

Inter u kthye nga humbja 1-0 për ta përmbysur Tottenhamin me rezultat 2-1 në ndeshjen e parë të Ligës së kampionëve dhe Eder beson se rezultati do të jetë një “pikë kthese” për ish klubin e tij.

Kur e pashë golin e Vecinos në minutat shtesë kundër Tottenhamit, nuk me dukej reale ajo që po shihja”, tha ish sulmuesi i Nerazzurri, i cili tani luan në Kinë.

“Mu ngjallën emocionet e njëjta që i kisha pasur gjatë ndeshjes Lazio Inter. Në San Siro niveli i mbështetjes se tifozëve është i çmendur, ata po ashtu do të mund ta mposhtin aty edhe Barcelonën. Besoj që ata do ta kalojnë grupin”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here