Milan niset drejt yllit të PSV

Siç raportojnë mediat italiane, Milani është i interesuar për sulmuesin e PSV, Steven Bergwijn.

Bergwijn është njëri nga futbollistët më të mirë në kampionatin holandez dhe me paraqitjet e tij ka tërhequr vëmendjen e disa gjigantëve europian. Sezonin e kaluar shënoi 11 gola dhe 8 asistime për PSV.

Përveç Milanit, interesim për Bergwijn kanë treguar, Barcelona, Liverpool dhe Tottenham, por Rosonerët kanë filluar të punojnë rreth transferimit të tij.

Bergwijn ka kontratë me PSV deri në vitin 2022, ndërsa klauzola e lirimit të tij është rreth 25 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here