Gatusso “shuplakë” Ronaldos: Higuain është lojtari më i mirë në Serie A

Nëse në Spanjë krahasohej gjithnjë me Messi-in, në Itali portugezi ka një tjetër rival të drejtpërdrejtë. Tashmë pyetja se kush është më i mirë Ronaldo apo Messi, në Seria A merr një tjetër formë: Ronaldo apo Higuain?

Sigurisht përgjigjet do të jenë të ndryshme, nisur edhe nga personi që i drejton pyetjen. Duket se Gennaro Gattuso ka një të preferuar dhe nuk nguron ta thotë me zë të lartë, madje edhe e argumenton se përse sipas mendimit të tij, argjentinasi është më i mirë se CR7.

“Në Seria A pyetja më deçizive është Ronaldo apo Higuain? Për mua Higuain është sulmuesi më i fuqishëm në botë”, u shpreh 40-vjeçari, i cili nuk e mohon faktin se Milan varet nga ai.

“Ai është i vetmi që shënon dhe ne duhet të bëjmë maksimumin për të. Ai është një kampion, përfundoi milanezi në prag të sfidës me Atalantën për javën e pestë të Seria A.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here