Mjafton që vetëm të vrapojë në fushë: Messi sonte vendos rekord të ri në La Liga

Njëri nga futbollistët më të mirë në botë, Lionel Messi sonte do të vendosë rekord të ri në La Liga.

Ndeshja e sontme ndaj Gironës, do të jetë ndeshja e 223-të për Lionel Messin dhe argjentinasi do të bëhet lojtari i huaj me më së shumti ndeshje në La Liga.

Deri më tani rekordi mbahej nga Dani Alves i cili kishte luajtur 422 ndeshje për Sevillan dhe Barcelonën.

Në 422 ndeshje të luajtura, Messi ka 320 fitore, 66 barazime dhe 37 humbje.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here