Barcelona ka harruar të fitojë, hap falco edhe ndaj Bilbaos (VIDEO)

Vazhdon periudha negative për Barcelona-n, që ka barazuar 1-1 në shtëpi ndaj Athletic Bilbao-s.

Skuadra e Valverde-s nuk fiton prej tri ndeshjesh tashmë në kampionat dhe tani rrezikon të humbasë kreun, gjithmonë nëse Real Madrid do të arrijë të fitojë derbin e mbrëmjes së sotme.

Takimi i luajtur në Camp Nou ka filluar me një surprizë, teksa trajneri Valverde ka vendosur ta lërë në stol Leo Messi-n, i cili është aktivizuar në minutën e 55-të në vend të Vidal, kur katalanasit ishin në disavantazh 1-0 pas një goli të realizuar nga De Marcos katër minuta para fundit të pjesës së parë.

Vendasit kanë arritur ta shmangin humbjen falë golit të shënuar në minutën e 84-t nga El Haddadi, me Messi-n që ka dhënë asistin. Katalansit kanë kërkuar golin e fitores në minutata e fundit, por pa arritur ta gjejnë atë. Tani topi i kalon Real-it dhe Atletico-s, me këta të fundit që do ta kapnin ekipin e Valverde në kreun e renditjes në rast fitoreje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here