Cesc Fabregas do të jetë pa kontratë në fund të këtij stinori dhe 31-vjeçari është i gatshëm për një kontratë të re.
Fabregasi erdhi nga Barcelona në verën e vitit 2014 dhe në fund të këtij stinori do të mbetet si lojtar i lirë nëse nuk nënshkruan kontratë të re.
Spanjolli dëshiron vazhdimin e kontratës.
“Jam shumë i hapur për këtë. T them të drejtën klubi nuk ka thënë ende asgjë”.
“I kam edhe tetë muaj deri në fund, mirëpo do të dëshiroja të qëndroj më gjatë”.
“Kam qenë shumë i lumtur brenda këtyre katër vite e gjysmë. Kemi arritur suksese të mëdha. Mendoj se kam ende për të dhënë në futboll, mirëpo kjo i mbetet në fund klubit të vendos”.