Lëkundje në Madrid: Reali nxjerr në shitje Asension, i vendos edhe çmimin

Marco Asensio është lojtari i preferuar i fansave të Realit dhe cilësohet si një talent i madh.

Ky sezon pritej të ishte i tij, por spanjolli dhe Reali po vuajnë mjaftë.

Mediat spanjolle kanë lansuar një lajm bombastik dhe bëjnë të ditur se Reali do ta shesë Marco Asension në merkaton e janarit për 100 milionë euro.

22-vjeçari nuk ka dhënë rezultatet e pritura në Madrid pas largimit të Ronaldos.

Liverpool, Chelsea dhe Manchester United janë skuadrat që kanë shfaqur interesim për spanjollin, por nuk mund të përjashtohen PSG dhe City nga gara.

Lajmin për shitjen e Asensios e ka bërë të ditur e përditshmja spanjolle MARCA, gazetë kjo e afërt me klubin Madrilen.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here